Andrea Barzagli e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe tani është analist në BBC. Ish-mbrojtësi i Juventusit ka folur së fundmi në një intervistë për Tuttosport, teksa kalon në “sitë” emra si Mbappe, Dybala e Locatelli.
“Mbaj mend kur luajtëm në Monte Carlo kundër Mbappe. Ai po vraponte me 3000 km/h. Në fund të ndeshjes shkova te Paratici dhe i thashë: ‘Çfarë presim për të firmosur me të’. Ai më shpjegoi se të gjithë e donin dhe ishte praktikisht e pamundur.
Më tej Barzagli foli për numrin 10 të Juventusit, argjentinasin Paulo Dybala: “Paulo duhet t’i japë një kthesë karrierës së tij, klubi dhe trajneri duhet t’i japin atij një dorë. Ai duhet ta ndihmojë veten dhe të jetë vetvetja. Dybala ka talent, por duhet të mendojë shumë”.
Në lidhje me merkaton, Barzagli shtoi: “Locatelli ka treguar se ai e meriton një telefonatë nga Juventusi. Rikthimi i Pjanic? Nuk do të befasohesha, rikthimi me siguri do ishte një lëvizje e zgjuar”. /abcnews.al