Qenushi i shpëtuar mes flakëve në Turqi bëhet “nuskë” e ekipit të zjarrfikësve

schedule11:42 - 2 Gusht, 2021

schedule 11:42 - 2 Gusht, 2021

Një qenush i vogël që u shpëtua nga zjarret në Managvat është cilësuar si “nuskë” e ekipeve të zjarrfikësve të cilët po luftojnë me flakët masive që kanë shpërthyer prej javës së kaluar.

Ekrem Tekin, një punonjës i qendrës rinore që shkoi për të mbështetur ekipet në rrethin ku po kryheshin përpjekjet e shuarjes së zjarrit nga ajri dhe toka, i tha Anadolu Agency se qenushi, i cili është quajtur “Yanık” (i djegur), u zbulua nga shpëtimtarët ndërsa po shpëtonin një grua të moshuar në lagjen Gebeci.

Tekin tha se ata e sollën qenin në Qendrën Rinore Manavgat, e cila shërben si qendër e koordinimit të fatkeqësive.

“Ne ishim në një zonë të Gebecit ku u shua zjarri. Një mjek vullnetar shkoi atje për të marrë një grua të moshuar. Ne e pamë qenin atje, dhe nuk mund ta linim. E sollëm në qendër”, tha Tekin.

“Ai ishte i rraskapitur dhe i lodhur dje. I dhamë ushqim dhe ujë, dhe ai u shërua.  Ai duket më i shëndetshëm. Ai u bë nuskë këtu. Ne e quajtëm atë ‘Yanık’ sepse e gjetëm pranë flakëve, “shtoi ai.

Berkay Köse, një nxënës 17-vjeçar që mori pjesë në punë vullnetare në qendër, tha se ai mbështet aktivitetet bamirëse në qendrën rinore, në të cilën ai është anëtar,  duke shtuar se ata rigjetën moralin e tyre te qenushi i shpëtuar nga zjarri.

“Kur erdhi dje, ai ishte shumë i trembur dhe i frikësuar. Ai u mësua me ne. Ai kërcen mbi ne dhe përpiqet të na kafshojë duart. Ai është aq i lezetshëm. Ka qenë një burim morali në këtë mjedis. Ne gjithashtu kemi mace. Ata shkojnë mirë së bashku”, tha Köse.

Në Manavgat, autoritetet po luftojnë për të kontrolluar zjarrin, i cili shpërtheu në katër vende më 28 korrik, përmes operacioneve ajrore dhe tokësore. Banorët kanë bashkuar forcat me forcat zjarrfikësve për të shuar zjarret. m.v/abcnews.al