India ka raportuar 40, 134 raste dhe 422 viktima në 24 orë. Vendi ka regjistruar 424.773 viktima dhe 31.7 milion raste që nga fillimi i pandemisë.
Vala e dytë e pandemisë ka rritur numrin e viktimave, rasteve dhe të shtruarve në spital në krahasim me muajt e mëparshëm. Sidoqoftë, India është vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, dhe vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve pas Shteteve të Bashkuara./abcnews.al