Huazimi i radhës për mbrojtësin, Albi Alla me skuadër të re në Kinë

schedule16:57 - 1 Gusht, 2021

schedule 16:57 - 1 Gusht, 2021

Albi Alla ka ndryshuar skuadër. Mbrojtësi shqiptar luan prej shkurtit të vitit 2019 në futbollin kinez, teksa në Superiore ka luajtur me Kukësin dhe Flamurtarin.

28-vjeçari nga Pogradeci është pjesë e Shaanxi Chang’an Athletic. Në prill u huazua tek ekipi i ZB Cuju, por ditën e djeshme përfundoi huazimi.

 

Nanjing City prezanton mbrojtësin shqiptar

Qendërmbrojtësi, i cili në marsin e vitit 2017 debutoi me kombëtaren kuqezi, ka nisur një tjetër huazim.

Ai ka kaluar te Nanjing City, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit kinez. Alla është prezantuar sot te skuadra e re. /abcnews.al