Thyen masat anti-Covid, gjobiten dy pronare lokalesh në Himarë

schedule11:09 - 1 Gusht, 2021

schedule 11:09 - 1 Gusht, 2021

Dy administratorë lokalesh në Himarë janë gjobitur me 1,000,000 leë secili pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë gjobitur R.T., dhe I.T., , ndërsa i bën apel të gjithë pronareve të lokaleve që të respektojnë masat anti-Covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Informacion-U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 administrator subjektesh në Himarë.

Strukturat e Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-Covid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë  kanë konstatuar 2 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit :

-R. T., dhe I. T, pasi kanë vijuar organizimin e aktivitetit, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!