Tropojë – Tre persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 43-vjeçar.
Konkretisht mësohet se në kërkim janë shpallur, babi me dy djemtë si autorë të dyshuar, N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj.
Njoftimi i policisë:
Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babi me dy djemtë si autorë të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;
N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.
Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.
Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.
Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim. /abcnews.al/