Nuk kanë të ndalur flakët në jug të vendit. Së fundmi raportohet se janë aktivizuar sërish flakët në Tragjas duke djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë.
Një situatë e rëndë shfaqet edhe në Karaburun, ku zjarri prej disa ditësh vijon të djegë zonën i ndihmuar edhe nga era e nga temperaturat e larta.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë vatrat e zjarrit por terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një zjarr i madh përfshiu Ksamilin. Zjarri vijon ende të djeg zonën ndërsa ka pasur një ndërhyrje të zjarrfikësve për të neutralizuar flakët. /abcnews.al/