Çekiçi i bashkohet shqiptarëve te Konyaspor, FSHF: Suksese në këtë rrugëtim

schedule12:55 - 30 Korrik, 2021

schedule 12:55 - 30 Korrik, 2021

Endri Çekiçi ka nisur një aventurë të re në karrierë ditën e djeshme. 24-vjeçari nga Pogradeci ka firmosur për dy vite me Konyaspor, skuadër që garon në elitën e futbollit turk.

Lojtari i kombëtares shqiptare, për të cilin Konyaspor shpenzoi 250 mijë euro tek Ankaragucu, ndihet i lumtur për kalimin tek ekipi ku luajnë edhe Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Erdon Daci.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Jam i lumtur të njoftoj që jam lojtar i Konyaspor. Dua të falënderoj Ankaragucu dhe të gjithë tifozët e ekipit për mbështetjen që më dhanë vitin e kaluar, u uroj atyre fatin më të mirë“, shkruan Çekiçi në rrjetet sociale.

Mesfushorit ofensiv, i cili luan edhe si sulmues i majtë, i ka ardhur edhe një urim nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Familja e madhe e futbollit të uron shumë suksese në këtë rrugëtim të ri“, lexohet në postimin zyrtar të FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!