Armando Sadiku nuk ka humbur kohë për të gjetur ekipin e ri pas ndarjes me Bolivar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është rikthyer në Spanjë, aty ku ka firmosur me Las Palmas.
Klubi që garon në divizionin e dytë të futbollit iberik, ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit shqiptar falë një postimi në rrjetet sociale.
Sadiku refuerza el ataque de la Unión Deportiva Las Palmas.
¡#BienvenidoSadiku! ?? #LaUniónHaceLasPalmas pic.twitter.com/mmBIFLAnWZ
— UD Las Palmas (@UDLP_Oficial) July 29, 2021
30-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm me Las Palmas, teksa firma mbi kontratën njëvjeçare do të vijë ditën e hënë, pasi Sadiku të ketë kaluar vizitat mjekësore.
Kjo është aventura e tretë spanjolle për sulmuesin, i cili më parë ka veshur fanellat e Levantes dhe Malaga. /abcnews.al