UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit, triumfon perla e një iraniani

schedule17:14 - 29 Korrik, 2021

schedule 17:14 - 29 Korrik, 2021

UEFA ka përzgjedhur golin më të bukur të sezonit 2020/2021. Dhjetë kandidatura ishin në garë, teksa fituesi është shpallur një iranian.

Sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi realizoi një eurogol më 13 prill në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League kundër Chelsea.

Ishin minutat shtesë të ndeshjes kur 29-vjeçari shpiku një roveshtatë magjike në “Stamford Bridge” përballë ekipit që një muaj më vonë do fitonte kompeticionin.

Pasi u shpall goli më i bukur i sezonit të kaluar në Champions League, perla e Taremit është përzgjedhur me rreth 30% të votave si goli më i bukur i sezonit të kaluar.

Në vend të dytë finalizimi fantastik i Lorenzo Insigne përballë Belgjikës në çerekfinalen e Euro 2020, ndërsa podi kompletohet nga Kemar Roofe i Rangers. /abcnews.al

 

Dhjetë kandidaturat