Rreth 200 kg kanabis sativa dyshohet se është sasia e sekuestruar në një furgon në Qafë Thanë. Nuk ka ende një variant zyrtar mbi peshën reale të drogës, që u gjet e fshehur në shasinë e furgonit, që duket se do kalonte në shtetin maqedonas. Ishin Forcat Speciale dhe ato të policisë së Elbasanit që kryen operacionin për ndalimin e furgonit, bazuar në një informacion të rezervuar nga Antidroga. Bllokimi i mjetit u bë në ecje e sipër, në rrugën kombëtare Elbasan-Qafë Thanë.
Burimet paraprake të policisë bëjnë të ditur se disa persona janë shoqëruar. Të njëjta burime tregojnë se furgoni i ndaluar në Qafë Thanë rezulton në pronësi të subjektit fason “SILDA SHPK”, e themeluar në 30 nëntor të vitit 2001 me zyra në Fier. Kompania që merret me prerje e qepje të pjesëve të ndryshme të këpucëve dhe tregtimin e eksportimin e tyre është Ilir Dauti./abcnews.al