Një 41-vjeçar nga fshati Katund i ri i Dibrës është arrestuar në flagrancë pasi mbante armë zjarri dhe qindra fishekë pa leje.
Policia njoftoi se kishte marrë informacione se Altin Mera mbante armë. Në mënyrë që të parandalonte ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, uniformat blu organizuan një kontroll të befasishëm në banesën e tij.
Aty u gjetën një automatik model 56, dy krehëra të mbushura me fishekë, 950 copë fishekë, që i kishte fshehur në një çantë./abcnews.al

