“Nëse e doni jetën, bëni vaksinën!” Manastirliu: 1,158,303 vaksinime anti-Covid janë kryer nga fillimi i procesit

schedule11:16 - 28 Korrik, 2021

schedule 11:16 - 28 Korrik, 2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer 1, 158, 303 vaksinime kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se 507, 623 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës duke qenë në këtë mënyrë më të mbrojtur ndaj virusit.

Manastirliu gjithashtu ka publikuar një video-mesazh ndërgjegjësues të qytetarëve të cilët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet vaksina.

Qytetarët gjithashtu shprehen se vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Nëse e doni jetën tuaj, bëjeni vaksinën”, thotë një qytetarë e cila tregon se marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë konfirmoi variantin Delta të Covid në vendin tonë. Ndërkohë zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini , i ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen me dy dozat anti-Covid, të mbajnë maska në mjedise të mbyllura dhe të shmangin grumbullimet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!