Aksion si në filma te “Varri Bamit”, “Benzi” u ikën nga duart, policët shtrijnë gazetarin: Hape derën

schedule14:01 - 27 Korrik, 2021

schedule 14:01 - 27 Korrik, 2021

Një operacion antidrogë mesditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë përfundoi me ndalimin për një moment të një gazetari, pasi shënjestra, që dyshohej se ishte trafikant që shpërndante lëndë narkotike u arratis, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.

Hape derën, hape more derën, o by*h q*r, hape derën” dëgjohen agjentët që i drejtohen drejtuesit të makinës tip “Benz” që të dalë jashtë, por ai i jep gaz duke u larguar me shpejtësi.

Një qytetar ka arritur që të filmojë të gjithë skenën nga momenti kur policia ndalon drejtuesin e makinës, i cili nuk bindet për të hapur derën duke u arratisur deri te shtrirja në tokë e gazetarit të NEWS24 Ergys Gjençaj që po filmonte operacionin.

Lexo edhe: Dolën huq me trafikantët, momenti kur policët gjejnë drogën e fshehur në kuti picash

Më pas efektivët kanë kaluar te qytetarët, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”. Nga operacioni deri tani nuk raportohet për të arrestuar.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane njofton se në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarin në rastin e operacionit policor antinarkotike.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

/ Abcnews.al