Delta në Shqipëri, Bino: 6 nga të infektuarit të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac

schedule13:25 - 26 Korrik, 2021

schedule 13:25 - 26 Korrik, 2021

Dr. Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe eksperte e vaksinimit në vendin tonë, thotë se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me versionin Delta të koronavirusit, ndërsa shton se 6 prej tyre kanë qenë të vaksinuar.

Bino ka shpejguar se këto 6 raste i kanë bërë vaksinat jashtë vendit ndërsa thekson se ka pasur me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.

Silva Bino: “Janë 6 raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar në AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne”, tha Bino.

Bino: Ne kemi pasur strategjinë tonë. Planifikimi për një dozë të tretë jo vetëm për Coronavax por edhe për vaksinat e tjera po merret në konsideratë. Po shikohet dhe në bazë të studimeve të ndryshme do të veprojmë. Testi i antikorpeve nuk është diçka që sugjerohet. Metodologjitë e kundërtrupave, mund të japin. Qytetarët të vaksinohen dhe të ruhen të mos matin antitrupat.  e.l/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!