4 trendet verore të pantallonave që duhet t’i provoni tani

schedule13:36 - 26 Korrik, 2021

schedule 13:36 - 26 Korrik, 2021

Vapa e padurueshme e verës e bën veshjen e përditshme të duket sfiduese. Sidoqoftë, nuk kemi nevojë të sakrifikojmë komoditetin e ofruar nga pantallonat tona të preferuara, pasi dizajnerët janë kujdesur të sjellin një numër opsionesh që japin ndjenjën e freskisë.

Pantallonat e preferuara, tipike verore janë ato harlem dhe na ofrojnë momente relaksuese në verë. Janë një zgjedhje ideale për paraqitjet e përditshme por dhe për një shëtitje në darkë buzë detit.

Pantallonat e shkurtra Bermuda në vija dhe pëlhura që ju japin një ndjenjë freskie, janë zgjedhja ideale për gjithë ditën.

Një element i përbashkët i stilistëve për koleksionet verore 2021 kanë qenë theksimi i ngjyrës. Pantallonat me stampa të theksuara dhe ngjyra që “bërtasin” verë janë trendi ynë i ri i preferuar.

Lëkura që zbehet përmes pëlhurave të lehta të tejdukshme është një nga propozimet më joshëse të kësaj vere dhe ne e kemi parë atë me fustane, funde, bluza dhe pantallona. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!