Sulm terrorist në Bruksel ndërsa ishte në zhvillim vizita e presidentit francez, Emmanuel Macron. Një agjent policie është plagosur me thikë në afërsi të komisariatit kryesor të kryeqytetit të Belgjikës. Mësohet se agjenti i plagosur nuk është në gjendje të rëndë.
Agresori, i cili sipas dy dëshmitarëve ka thërritur “Allahu Ekber”, është qëlluar me armë zjarri nga kolegët e agjentit dhe është shtruar në spital. Sipas të dhënave të para, që raportohen nga ministria e brendshme belge, autori nuk njihet si ekstremist islamik i radikalizuar. Megjithatë ai ishte dënuar më përpara për trafikim armësh./abcnews.al