Hipizmi është një sport që të po zhvillohet me ritme të shpejta në vitet e fundit në Shqipëri. Në shkollën e hipizmit “Equos”, u zhvillua gara ndërkombëtare me pengesa ku marrin pjesë kalërues nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria.
Njëri nga më të rinjtë, Enis Allajbeu, ka arritur të renditet mes tre më të mirëve në këtë eventi. Ai doli i treti duke marrë medaljen e bronzit me kalin e tij “Loris”. 14 vjeçari shprehet mjaft i lumtur për këtë arritje dhe se ky sport është i trashëguar nga babai i tij.
“Kam 8 vite që bëj kalërim. E fillove ngaqë babi e bënte edhe mua pastaj më ka pëlqyer, edhe kam bërë gara”
Allajbeu ka marrë pjesë dhe në të tjera gara kombëtare dhe ndërkombëtare, duke arritur të koleksionojë edhe medalje.
“Kam bërë një kur kam qenë mosha 8-vjeçedhe te stadiumi Dinamo. Fitova për moshën time. Pastaj kam bërë tre në Angli. Atje nuk ka qenë me çmime.”
Saimir Rexhepi me kalin “Koku” nga Maqedonia e Veriut doli i pari në këta garë, ndërsa bullgari Stefan Vjaceu, me kalin Madlok u rendit në vend të dytë. Interes për hipizmin kanë shfaqur persona nga të gjitha moshat dhe nga të dyja gjinitë, pasi në këtë garë kishte pjesëmarrëse edhe femra. Organizimi i kësaj gare tregon ambiciet e shkollës së hipizmit Equos për ta futur Shqipërinë në hartën botërore të kalërimit. /abcnews.al/