Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar xhudisten nga Kosova, Distria Krasniqi për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio. Dua ka publikuar një foto të Krasniqit krahas së cilës ka shkruar: “Bravo Distria Krasniqi që e bëre Kosovën kaq krenare.”
Dhe personazhe të tjerë publikë reaguan ditën e djeshme, mes së cilëve dhe Rita Ora. “Urime Distria Krasniqi, Kosova lë gjurmë në ‘Tokio 2020’, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, shkroi këngëtarja 30-vjeçare.

Pas fitores, Distria reagoi duke thënë: “Është një ëndërr e realizuar, shpresoj që do të mundem ta përsëris titullin edhe në të ardhmen, do të vazhdoj edhe më tej me paraqitje të mira“. /abcnews.al

