Gruevski, Maqedonia i dorëzon notë proteste Hungarisë

schedule22:53 - 19 Nëntor, 2018

schedule 22:53 - 19 Nëntor, 2018

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka dorëzuar Hungarisë një notë proteste lidhur me kërkesën për azil të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nota e protestës u dorëzua gjatë një takimi të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme në Shkup mes sekretarit të përgjithshëm Viktor Dimovski dhe ambasadorit hungarez Laslo Duks. Zyrtari maqedonas u shpreh besimplotë se lidhur me këtë rast Hungaria do të veprojë në të mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe vlerave europiane. Dimovski u shpreh gjithashtu optimist se autoritetet në Budapest do ta hedhin poshtë kërkesën e Gruevskit për të fituar statusin e azilantit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!