Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Gazetari i “ABC” Simon Shkreli raporton se i plagosuri është Ardian Narkaj 52-vjeç, i cili ishte në kërkim për vrasje.
Ai mbeti i plagosur gjatë operacionit që RENEA ka zhvilluar gjatë natës në kryeqendrën e veriut për kapjen e personave në kërkim.
E ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht se kush e qëlloi, efektivët e RENEA-s e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës te “Trauma” pasi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e plagëve që ka marrë.
Në vazhdim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia e shtetit lidhur me operacionin në Shkodër dhe faktin se kush e plagosi 55-vjeçarin.
db/ Abcnews.al