Zyrtare: Afrim i madh i Tiranës, firmos maqedonasi Ennur Totre

schedule23:19 - 24 Korrik, 2021

schedule 23:19 - 24 Korrik, 2021

Tirana ka mundur të sigurojë shërbimet e një lojtari me shumë cilësi, që mbulon jo pak nga boshllëku i lënë nga Agustin Torassa.

Bëhet fjalë për maqedonasin Ennur Totre, i cili ishte një nga më të mirët te Shkëndija, por vendosi të mos rinovojë me kampionët nga Tetova dhe tashmë arrin marrëveshje me Tiranën.

POSTIMI – Tirana mirëpret lojtarin më të ri, Ennur Totre. Totre është zyrtarizimi më i ri që i bashkohet ekipit. Mesfushori 24 vjeçar vjen nga radhët e ekipit FC Shkëndija dhe pas një sezoni të suksesshëm ne kampionatin maqedonas.

Ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për kontigjentin bardheblu. Ennur do të udhëtojë me ekipin ditën e hënë për të nisur fazën përgatitore. /abcnews.al