Propozimi i PD për vetingun në politikë ishte në fokus të bisedës në studion e Mbrëmje në ABC News, pas takimit të nënkryetarit i Partisë Demokratike Edmond Spaho me anëtarët e komisionit të Venecias. Sipas tij biseda me ta u përqëndrua në nevojën e vetingut në politikë dhe lidhjet e krimit me politikën si edhe mekanizmin si mund të funksionojë.
“Biseda u përqëndrua në nevojën e vetingut në politike dhe lidhjet e krimit me politikën si edhe mekanizmin si mendojmë ne se mund të funksionojë. Në thelb shpjeguam qëndrimin e opozitës për këtë çështje, sugjeruan që sikurse veprohet për gjyqtarët e policët, të aplikohet i njëjti standard dhe theksuamm që çdo refomë që ndërmerret në Shqipëri pa u ndarë politika nga krimi nuk funksionon. Ata nuk shprehen pasi qëllimi i vizitës është të takojnë palët, të marrin të gjitha sqarimet dhe më në fund do shprehin opinionet e tyre”.
I pyetur nëse Komisioni i Venecias i jep të drejtë propozimit të mazhorancës, Spaho shprehet se nuk ka arsye pse mos e pranojë vetingun e politikanëve.
“E kam të vështirë ta mendoj një rats të tillë sepse së pari Komisioni i Venecias është shprehur pro vetingut të prokurorëve dhe gjykatësve dhe nuk ka asnjë dallim. Nuk ka arsye pse mos e pranojë vetingun e politikanëve për më tepër që këto janë fenomene shqiptare të përkohshme, janë struktura të përkohshme jo të përhershme”.
Spaho theksoi se Komisioni i venecias do të sjellë draft-raportin paraprak brenda dy javëve dhe më pas do shqytrtohet në mbledhjen e Komisionit të Venecias nga mesi i dhjetorit, ndërkohë që raporti përfundimtar del nga 20 dhjetori.
Gjashtë anëtarë të Komisionit të Venecias kanë mbërritur sot në Tiranë, për t’u njohur me propozimet e opozitës për Vettingun në Politikë.
Kreu i grupit demokrat ka folur gjithashtu edhe për zgjedhjet në parti dhe për përgatitjet për zgjedhjet vendore. /abcnews.al