Panuçi pranon se ka gabuar me futbollin sulmues: Do të ndryshoj

schedule19:53 - 19 Nëntor, 2018

schedule 19:53 - 19 Nëntor, 2018

Kristian Panuçi ka ndërmend të bëjë një ndryshim të madh në miqësoren ndaj Uellsit. Trajneri i kombëtares deklaroi në konferencë për shtyp se idetë e tij të deritanishme kanë dalë të gabuara.

Ndihet ende trajner i Shqipërisë dhe ka një lajm për të dhënë. Kristian Panuçi premton se do të bëjë një kthesë të madhe me ekipin kombëtar, të paktën përsa i përket mënyrës së lojës.

Pas më shumë se një viti eksperimentesh, italiani është dorëzuar, duke treguar sesi pritet të luhet ndaj Uellsit.

Panuçi: “Mos jemi gjë Gjermania, Brazili? Madje, të mos flasim për Gjermaninë sepse doli në vend të fundit. I shkreti Lëv çfarë duhet t’i kenë bërë. Nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, të ndryshojmë në mënyrë absolute, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën për ta ndryshuar. Atëherë, të bëjmë maksimumin e mundshëm, veçse ideja ime për të luajtur futboll ofensiv, ishte e gabuar”.

Panuçi pranon se pozicioni i tij është shumë i dobësuar pas kaq kohësh pa fitore, veçse për dorëheqje nuk mendohet.

Panuçi: “Këtë pyetje duhet t’ia bëni Dukës, jo mua. Unë jam trajneri i kombëtares, derisa të më thonë se nuk jam i tillë. E bëj punën time me shumë seriozitet dhe qetësi, madje duke ruajtur ekuilibrin, sepse këtu ka shumë të vërteta që nuk i intereson kujt që t’i themi. Unë kam kontratë deri në nëntor 2019, nëse shkoj në Europian, vazhdoj, nëse jo, kthehem në shtëpi”.

Mërgim Mavraj nuk do të jetë këtë herë në fushë, por e quajti detyrë të dilte përpara gazetarëve

Mavraj: “Nuk i kreva detyrat e mia si kapiten, si model. I këkrova falje skuadrës, trajnerit, besoj e pranuan cunat po kjo është një gjë që mund të ndodhë këtë e dimë të gjithë”.

Kapiteni pati një vëretje për ata që kanë thënë se cikli I tij është mbyllur.

Mavraj: “Nëse erdhi fundi i ciklit, cfarë do bëjmë  të ndalojmë gjithçka derisa të vijnë lojtarët më të mirë, derisa të formohet vetvetiu një grup i mirë. Puna do vazhdojë është normale që një skaudër si e jona do çik kohë për t’u rinovuar”.

Kombëtares, për ndeshjen ndaj Uellsit, i kthehen nga pezullimi Hysaj e Basha, por ka lajme të këqija me dëmtimet. Për këtë shkak, nga ekipi janë larguar Gjimshiti, Ndoji e Binaku. /abcnews.al