Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara në Indi, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekura.
Rajonet si Goa dhe Maharashtra, janë prekur më së keqi, dhe shumë persona besohet se janë zhdukur afër qendrës financiare, Mumbai.
Të paktën 136 persona kanë vdekur në Maharashtra, ndërsa në Goa, qindra shtëpi janë dëmtuar.
Shumë faktorë është thënë të kenë ndikuar në vërshime, mirëpo ndryshimet klimatike, të nxitura nga ngrohja globale, besohet se kanë rritur mundësitë për shi ekstrem.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë edhe Evropën Perëndimore dhe disa pjesë të Kinës, në javët e fundit, ndërkohë Amerika Veriore është përballur me nxehtësi të madhe.Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e shkatërruara në Indi, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat më të prekura.
Rajonet si Goa dhe Maharashtra, janë prekur më së keqi, dhe shumë persona besohet se janë zhdukur afër qendrës financiare, Mumbai.
Të paktën 136 persona kanë vdekur në Maharashtra, ndërsa në Goa, qindra shtëpi janë dëmtuar.
Shumë faktorë është thënë të kenë ndikuar në vërshime, mirëpo ndryshimet klimatike, të nxitura nga ngrohja globale, besohet se kanë rritur mundësitë për shi ekstrem.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë edhe Evropën Perëndimore dhe disa pjesë të Kinës, në javët e fundit, ndërkohë Amerika Veriore është përballur me nxehtësi të madhe.
Periudha e shirave të rrëmbyeshëm në Indi zgjat nga qershori në shtator, pothuajse çdo vit.
Rrëshqitjet e dheut kësaj here kanë bllokuar rrugë, ndërsa operacionet e shpëtimit përbëhen nga helikopterë, zhytës dhe ekipe të marinës.
Ekspertë për motin kanë thënë se situatë e ngjashme pritet të jetë në këto zona të Indisë, edhe në ditët e ardhshme.
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se është i mërzitur nga humbjet e jetëve.
“Situata në Maharashtra, për shkak të shiut, është duke u vëzhguar me kujdes dhe ndihma do të ofrohet për të prekurit”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter./REL