Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare nëna e Alessandro Costacurta. Margherita Beccegato ka qenë duke udhëtuar me makinë në zonën e Varese.
Në një moment ka humbur kontrollin e makinë dhe është përplasur me një mur. Goditja ka qenë e fortë dhe fatale, me të moshuarën që ka ndërruar jetë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve, Margherita nuk ka mundur të mbijetojë. Një lajm i hidhur dhe i rëndë ky për ish-mbrojtësin e njohur të Milanit dhe Italisë. /abcnews.al