Harry Kane do të largohet nga Tottenham. Kapiteni e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të provuar një aventurë të re, por klubi londinez ka rezistuar deri tani.
Manchester City është një nga klubet e interesuara për sulmuesin anglez dhe ia ka dalë të bindë presidentin Daniel Levy me ofertën e fundit.
Daily Mail raporton se Tottenham do të përfitojë plot 160 milion paund nga shitja e yllit të skuadrës, të cilin e pret një rrogë faraonike te fituesit e Premier League.
27-vjeçari do të përfitojë 400 mijë paund në javë sipas marrëveshjes që ka arritur agjenti i tij me “Cityzens”. /abcnews.al