10 vite pas katastrofës së Fukushima, shkencëtarët kanë zbuluar se gjarpërinjtë mund të përdoren për të matur ndotjen radioaktive në rajon. Njësoj si me kanarinat në një minierë qymyri, një ekip nga Universiteti i Gjeorgjisë zbuloi se gjarpërinjtë vendas janë një tregues i radioaktivitetit.
Kjo do të thotë se ata veprojnë si një sinjal për shëndetin e ekosistemit të tyre lokal. Gjarpërinjtë orientalë mbahen si kafshë shtëpiake pasi kafshimet e tyre nuk janë helmuese.
“Gjarpërinjtë janë tregues të mirë të ndotjes së mjedisit sepse ata kalojnë shumë kohë brenda dhe mbi tokë”, tha James Beasley, një këshilltar për studimin.
Si u zhvillua eksperimenti?
Transmetuesit ishin vendosur në nëntë gjarpërinj dhe duke përdorur një kombinim të GPS dhe gjurmimit lokal të frekuencës së lartë, mund të monitorohej lëvizja e tyre. Pas një muaji monitorimi, u identifikuan 1,718 vendndodhje në Abukuma, rreth 24 kilometra në veriperëndim të Centralit Bërthamor të Fukushima Daiichi.

Shkencëtarët zbuluan se gjarpërinjtë orientalë udhëtojnë vetëm në distanca të shkurtra, ndonjëherë vetëm 65 metra, dhe kërkojnë strehë nën tokë gjatë muajve të dimrit gjë që rrit ekspozimin e tyre në toka që janë të ndotura.
Ata janë gjithashtu grabitqarë kryesorë në ekosistem dhe jetojnë gjatë. Kjo do të thotë se ata grumbullojnë nivele të larta të radionuklideve, elemente kimikë të paqëndrueshëm që mund të përdoren për të përcaktuar nivele të ndryshme të ndotjes në zonën ku kanë qëndruar.

Si mund të identifikojnë gjarpinjtë rreziqet e një ekosistemi?
Sipas ekipit hulumtues gjarpërinjtë janë tregues më të mirë të ndotjes lokale sesa speciet e tjera siç janë derrat e egër, zogjtë ose qeni i racës së Azisë Lindore. Të dhënat nga studimi mund të ndihmojnë për të sqaruar sesi habitati i specieve si gjarpinjtë orientalë ndikojnë në ekspozimin e tyre ndaj rrezatimit.
“Rezultatet tona tregojnë se sjellja e kafshëve ka një ndikim të madh në ekspozimin ndaj rrezatimit dhe akumulimin e ndotësve”, sipas autorit kryesor të studimit, Hannah Gerke.
“Studimi se si kafshët specifike përdorin peizazhet e ndotura na ndihmon të kuptojmë ndikimet e mjedisit në incidente të mëdha bërthamore të tilla si Fukushima dhe Çernobili.”/abcnews.al

