Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çmenduri të jem këtu”, Broja: S’e kisha menduar kurrë kështu, Abraham “rrëfyesi” im

schedule21:24 - 21 Korrik, 2021

schedule 21:24 - 21 Korrik, 2021

Armando Broja u kthye te Chelsea pas një super sezoni me Vittesse në Holandë dhe e bindi Thomas Tuchel ta marrë në ekipin e parë në fazën përgatitore në Irlandë. Në ndeshjen e parë miqësore ylli i kombëtares shënoi gol dhe asist.

Sot ai ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen e klubit, ku flet për eksperiencën në ekipin e parë, ndihmën e pjesës tjetër të skuadrës dhe emocionet e mëdha të rinovimit të kontratës për 5 vite me kampionët e Europës pesë vite më parë.

“Jam këtu që fëmijë, Chelsea është klubi im i ëndrrave, jam tifoz më Chelsean. Kam kaluar gjithë sistemin e akademisë dhe e njoh shumë mirë klubin. Që në fëmijëri kam pasur lidhje të ngushtë me këtë klub. Shkoja në stadium në të gjitha ndeshjet e Chelsea.

Jam shumë i lumtur që firmos kontratë afatgjatë me klubin dhe po shoh përpara për të kaluar vite me Chelsean. Jam i lumtur që firmosa, tani mund të shoh të përmirësohem pa strese të tilla. Isha shumë i lumtur që gjeta golin e parë në fazën përgatitore, ishte mënyrë e bukur për të filluar.

 

Jam i ri dhe duhet të kem besim. Nuk është mirë kur humbet shanse, ndihesh keq dhe nuk është rol i mirë për të qenë. Është mirë të jesh në tabelën e rezultatit dhe të ndihmosh ekipin sa më shumë. Ndeshja ndaj Peterborough ishte shumë e bukur.

Isha me fat që luajta 45 minuta dhe shënova e një gol e dhurova një asist. Është pozitive të jem me ekipin sepse padyshim ka diferencë të madhe në cilësi mes akademisë dhe ekipit të parë.

Jam i dyti më i ri që jam me skuadrën në fazën përgatitore. Është çmenduri. Kur isha i vogël nuk e kisha menduar kurrë të jem në këtë pozicion. Po mësoj nga më të mirët e botës. Kam përreth lojtarë të ekipit të parë, që luajnë rregullisht në Champions League, që e fituan atë.

 

Ata më ndihmojnë dhe po mësoj prej tyre. Janë të gjithë djem të mirë dhe e dinë se jam i ri dhe dua të zhvillohem. Është si një familje e madhe këtu. Disa ditë më parë kishim Olivier Giroud, por ai u largua tashmë.

Ai është sulmues i nivelit të lartë, por ka ndryshim sepse Abraham ka kaluar në akademi dhe e di më mirë. Ai e ka bërë atë që po bëj unë. Tammy më jep këshilla gjithë kohës dhe më tregon çfarë është e mirë, e keqe, apo si mund të bëj më mirë.

Ai është djalë vërtet i mirë, një model i mirë. Përpiqet të më ndihmojë sa më shumë të jetë e mundur dhe unë përpiqem të mësoj prej tij dhe të tjerëve. Është bukur të kesh pranë njerëz nga të cilët mëson. Kjo të nxit dhe të shton besim”, tha Broja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!