Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin pritet të vijojnë deri në mbrëmje. Me intensitet më të lartë shërbimi “Meteoalb” i parashikon në jug të vendit, ndërsa më të ulët në zonat lindore. Qendra dhe veriu i Shqipërisë paraqiten me reshje të izoluara. Moti parashikohet të përmirësohen paraditen e të hënës, por mbrëmja dhe dita e martë rikthejnë reshjet në territor. Ndërsa temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta deri të hënën. Rritja graduale e vlerave të termometrit parashikohet të nisë ditën e martë./abcnews.al
Temperatura të ulëta deri të hënën
schedule18:25 - 18 Nëntor, 2018
schedule 18:25 - 18 Nëntor, 2018