Elbasani pagesë për parkingjet, revoltohen qytetarët: Nuk kemi për të ngrënë

schedule15:35 - 21 Korrik, 2021

schedule 15:35 - 21 Korrik, 2021

Nga Aldo Kozarja

Banorët e Elbasanit për të parkuar duhet të paguajnë.

Ky vendim i Bashkisë ka nisur të zbatohet prej disa ditësh. Bashkia e Elbasanit është e treta në vend pas asaj të Tiranës dhe Korçës që shton një faturë për qytetarët.

Këta të fundit nuk pajtohen me pagesën 50 lekë në orë. “Ishte herët për Elbasanin, të rregullonin njëherë infrastrukturën më pas të bënin parkime me pagesë

Nuk kemi pare të hamë jo të parkojmë” thanë disa nga qytetarët për mikrofonin e “ABC”.

PARKIMI ME PAGESË ELBASAN:

-Rruga “Aqif Pasha”

-Rruga “Qemal Stafa”

-Rruga “Thoma Kalefi”

-Rruga “Janaq Kilica”

-Rruga “Kozma Naska”

-Rruga “28 Nëntori”

-Rruga “25 Nëntori”

-Rruga “Rinia”

-Rruga “Vullnetari”

-Rruga tek sheshi tek pallati i sportit

-Rruga tek sheshi para turizmit

-Rruga tek sheshi i kinemasë

Rrugët ku qytetarët duhet paguajnë për të parkuar 50 lekë ora janë 9 dhe 3 sheshe, ai tek pallati i Sportit, tek ish-Turizmit dhe tek Kinemaja. Rezidentët e këtyre rrugëve duhet të paguajnë një pagesë vjetore prej 15 mijë lekë të vjetra dhe ju vendoset një pullë në xhamin e automjetit.

Nga tarifa përjashtohen të varfrit që marrin ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuara. Bashkia më herët ka sqaruar se tarifa është modeste dhe kjo do të zgjidhë e kaosin që krijohet në qytet prej mjeteve të shumta që parkojnë vend e pa vend.

Ndërsa ende nuk ka një plan për mënyrën se si do të mblidhet pagesa pasi inspektorët dhe policët bashkiak janë të paktët në terren. Ata e kanë të pamundur të monitorojnë të gjitha mjetet që do parkojnë në rrugët e Elbasanit.

/ Abcnews.al