Numri i të infektuarve në Romë është pesëfishuar gjatë një jave, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet shëndetësore italiane. Mediat e kanë cilësuar rritjen e rasteve një “shpërthim” masiv, i cili i atribuohet Kampionatit Europian të Futbollit.
Më konkretisht, në javën nga 28 qershori deri më 4 korrik, numri i rasteve ishte 293. Gjatë javës së 12-18 korrikut, numri i rasteve u rrit në 1,368. Kjo është një rritje prej 450%.
Italia është një nga vendet më të prekura. Vendi ka regjistruar 4,293,083 raste dhe 127,884 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al