Lumi Kir në Shkodër kthehet në venddepozitim mbetjesh

schedule14:21 - 18 Nëntor, 2018

schedule 14:21 - 18 Nëntor, 2018

Dy kilometra të shtratit të lumit Kir në Shkodër janë kthyer në territor për depozitim të mbetjeve dhe të inerteve që vijnë nga qyteti. Për këtë situatë nuk reagon askush, kurse banorët e fshatit Kuç janë të rrezikuar si në kohë thatësirë edhe kur të nisin reshjet, kohe kur Kiri t’u vërshojë brenda banesave.

Këtu nuk ka asnjë shenë për lumin Kir në Shkodër. Shtrati i tij në afërsi të fshatit Kuç është kthyer në venddepozitim inertesh e mbetjesh.

Kamera e ABC News ka fiksuar pirgjet në gjithë hapësirën e Kirit. Nga qyteti kamionet shkarkohen në ketë territor që është larg vemendjes së një publiku më të madh përveç banorëve të fshatit.

Në kohë thatësirash Kirin e kanë shfrytëzuar në vazhdimësi për depozitim mbetjesh. Por banorët tregojnë se kurrë më parë nuk ka ndodhur në të tilla përmasa.

“Hidhen vit për vit, po këtë vit më shumë se asnjëherë, domethënë katastrofë”.

Fshatarët janë të shqetësuar se shumë shpejt fillojnë reshjet dhe për shkak të këtyre inerteve Kiri i rrembyeshëm vershon në brenda në shtepitë e tyre. Ata kanë kërkuar ndihme te instancat shtetërore të cilat nuk i kanë marrë në konsideratë. Kurse tek autorët që kryejne këto akte as guxojnë.  Madje edhe janë kërcënuar.

“I kam gjet një ditë duke shkarkuar dhe për Zotin shpëtova kot prej tij”.

“I kena shty me buldozer, kanë hedh prapë, ky popull kështu është mësu, kështu do vazhdojë”.

Lumi Kir në Shkodër është nga më të rrembyeshmit. Por devijimi i rrjedhes së tij për shkak të ndotjes së shtratit pasohet me dëme të mëdha. Megjithatë nga koha kur ai nisi të trajtohej si mundësi për shkelësit askush nuk ka ndërhyrë, kurse vendasit rrezikohen në çdo kohë. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Shkoder: Simon Shkreli