Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka marrë sot vëmendjen e rrjetit. Duma ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por ka bërë një ngatërresë.
Në një postim në rrjetet sociale, demokratja i referohet Bajramit të Madh, ndërkohë që sot kremtohet Kurban Bajrami.
Duma e ka fshirë pas disa minutash postimin, duke bërë korrigjimin e nevojshëm, ndërkohë që syrit të komentuesve nuk u ka shpëtuar. /abcnews.al