16-vjeçari vret 13-vjeçarin me sopatë në tualetet e një shkolle në Singapor

schedule12:12 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:12 - 20 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Singapor, ku një 13-vjeçar është gjetur i vrarë në tualetet e shkollës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i vrasjes është një 46 vjeçar. Gjithashtu në banjon e shkollës, ku u gjet i vrarë 13-vjeçari, është gjetur një sopatë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës.

Dhuna ekstreme në shkolla në Singapor është shumë e rrallë, pasi vendi njihet për nivelet e ulta të krimit në botë. Nga ngjarja që ndodhi, e gjitha shkolla u fut në izolim, pasi autoritetet policore morën në pyetje të gjithë stafin dhe nxënësit.

Ndërkohë që pas arrestimit të 16-vjeçarit, ata u lanë të lirë. 16-vjeçari akuzohet për vrasjem dhe dënimi për këtë është me vdekje, ndërkohë që për shkak të moshës së tij, që është nën 18 vjeç, dënimi i tij mund të ulet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!