Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U bë e famshme me rolin e Rudinës, aktorja e “Dy herë mat” tregon si u bë pjesë e filmit ikonik

schedule10:11 - 20 Korrik, 2021

schedule 10:11 - 20 Korrik, 2021

35 vite pas xhirimit të filmit “Dy herë mat”, Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli dhe disa aktorë të tjerë të kastit u kapën “mat” në Sarandë. Kasti u rikthye në vendin ku u xhirua një prej filmave më të dashur për shqiptarët. Pjesë e këtij aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Sarandës ishin dhe kampionët e shahut, Eklea Omeri dhe Kelvin Kosta.

Kapexhiu, Manjola, kryetari i bashkisë së qytetit, Adrian Gurma dhe dy kampionët ndanë detaje gjatë një interviste për “Abc-ja e mëngjesit”. Manjola, që u bë e njohur me rolin e Rudinës, vajzës së vogël shumë të talentuar në shah, u rikthyer pas në kohë dhe tregoi se si u bë pjesë e filmit.



“Bujari së bashku me bashkëshorten e vet po kalonin përpara shtëpisë time, ndaloi më shikon dhe më thotë të keqen xhaxhi ke qejf të lozësh një film ti, po i them patjetër, po më mësime je mirë më tha, jam e shkëlqyer me mësime. Më tha: Mirë e meriton të lozësh një film.”, tregoi ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!