Deputeti i PD-së, Mark Marku e cilësoi dështim Kuvendin Kombëtar të PD-së. Për fjalimin e Lulzim Bashës ai tha se ishte pa mesazh, ndërsa theksoi se nuk u bë analizë për humbjen.
“Kongresi ishte një dështim, një fjalim i Bashës pa mesazh dhe në momentin që do të hapeshin diskutimet, filluan votimet për propozimet e Bashës, ishte formalitet, gjë shumë e papranueshme.
Nëse PD vazhdon kështu…nuk…. Kongresi që duhet të ishte forum debati që të bëheshin analiza nuk ndodhi” tha Marku duke shtuar se shenjat për demokratizimin e PD-së nuk janë të mira.
Lexo edhe: SHBA e shpalli “non grata”, Mark Marku kërkon “ngrirjen” e Berishës: Po dëmton PD-në
Jo vetëm kritika, por Marku kishte edhe akuza për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. “Listat orientohen, përzgjedhja nuk është edhe aq….kush i orienton? Grupi që ka organizuar Kongresin (Kuvendin)” tha ai.
Lexo edhe: Marku: Duhet të ketë protesta! Kadilli: Edhe të dhunshme nëse është nevoja
Por cila është arsyeja e reagimit të fortë të Mark Markut? “Ai (Basha) po përsëritet të njëjtat gjëra si tetë vite dhe po i përkeqëson” tha deputeti.
Mark Marku kishte një sulm të hapur edhe kundër deputetit Tritan Shehu, që sipas tij nuk e do ndryshimin e partisë, pasi ka hallin e karriges së vet.
“Ndryshim nënkupton edhe qarkullimin e elitave.
Unë nuk habitem që Tritan Shehu fliste se cfarë ndryshimi, cfarë rithemelimi, sepse ai mendon që PD të gjithë qëllimin e vetëm ka të nxjerrë në pension Tritan Shehun deputet, por ajo del vetë PD në pension.
Pra, ai e mendon PD-në si instrument, që enklediset pak, bën edhe ca punë të tjera, por është edhe deputet, normalisht nuk e duan ndryshimin, si mund ta duan ndryshimin, se nesër do i thonë shko përplasu në zonë” tha ai./ db/Abcnews.al