Protestë në Vlorë, pronarët e bizneseve rrethojnë lokalet me shirita: Mos na prekni klientët  

schedule20:32 - 19 Korrik, 2021

schedule 20:32 - 19 Korrik, 2021

Pavarësisht se qeveria vendosi që orari i lejimit të muzikës të zgjatej me 60 minuta, nga 22:00 në 23:00, pronarët e bizneseve në Vlorë ashtu siç edhe paralajmëruan po protestojnë sërish sonte duke kërkuar lejimin deri në 24:00. Kërkesës i janë bashkuar qytetarë dhe pushues.

Lexo edhe: Protesta në Lungomare, Rama: Kush do të kërcejë të organizohet në natyrë, muzika deri në 23:00

90 administratorë lokalesh, kryesisht në Lungomare, mbyllën subjektet e tyre në shenjë proteste dhe me argumentin se muzika nuk përhap koronavirusin.

Lexo edhe: Komiteti Teknik i Ekspertëve zyrtarizon vendimin e Ramës, propozon zgjatjen e orarit të muzikës

Kryeministri Edi Rama kërkesës së bizneseve për ndryshim të orës policore dhe zgjatjes së fashës orare për lejimin e muzikës iu përgjigj, “se të gjitha ata që duan të kërcejnë dhe këndojnë gjatë natës të organizohen në natyrë dhe vende ku nuk i shqetëson njeri”.

Ndërsa lejimi i muzikës u vendos deri në orën 23:00

“Protestë në Lungomare për muzikën? Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, ka thënë kryeministri Rama.

Ndërkohë pronaret e bizneseve kanë kërkuar që gjatë sezonit turistik muzika të lejohet deri në orën 24:00.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!