Mbi 190 viktima nga përmbytjet në Europën Perëndimore

schedule15:11 - 19 Korrik, 2021

schedule 15:11 - 19 Korrik, 2021

Janë konfirmuar mbi 190 viktima në Europën Perëndimore, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani  dhe 36 në Belgjikë ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 749 nga përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore.

Mediat bëjnë me dije se në Rheinland-Pfalz, në rrethin Ahrweiler, si pasojë e  përmbytjeve kanë humbur jetën 117 persona ndërsa në Nordrhein-Westfalen të vdekurit janë 45, ndërsa një viktimë është konfirmuar në Bavari në rrethin e Berchtesgaden.

Mijëra persona janë evakuuar në dy ditët e fundit, ndërsa ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët kanë punuar gjatë gjithë natës për të forcuar digat dhe për të parandaluar përmbytjet. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike./abcnews.al