Sipas të dhënave të publikuara të shtunën, Bashkimi Europian ka vaksinuar më shumë qytetarë kundër COVID-19 me një dozë të parë sesa Shtetet e Bashkuara.
55.7% e qytetarëve të BE-së kanë marrë një dozë të një vaksine kundër Covid krahasuar me 55.5% të amerikanëve. Zëvendës Ministri Francez për Çështjet Europiane Clément Beaune publikoi në Twitter shifrat të shtunën duke u shprehur i lumtur për arritjen.
#Vaccin | L’Union européenne a aujourd’hui vacciné une plus grande part de sa population en première dose que les Etats-Unis (?? 55,5% / ?? 55,4%). On continue, on accélère ! ?? #COVID19 pic.twitter.com/ldhdijgVJa
— Clement Beaune (@CBeaune) July 17, 2021
Të dhënat e reja vijnë pasi blloku prej 27 vendesh është kritikuar për muaj me radhë për fushatën e ngadaltë të vaksinimit.
Por SHBA është një hap para BE-së kur bëhet fjalë për vaksinimin e plotë, me përkatësisht 48.1% dhe 42.5% të popullsisë së tyre të vaksinuar me të dyja dozat./abcnews.al