Australia është përfshirë nga protestat kundër masave anti-Covid. Disa nga protestuesit janë përplasur me policinë dhe 4 prej tyre janë arrestuar në jug-perëndim të Sidneit.


Kryeministri Gladys Berejiklian ashpërsoi masat si pasojë e përhapjes së Deltas. Vendi regjistroi 105 raste në 24 orë, të cilat ishin varianti Delta.
Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale shihen burra, gra dhe adoleshentë që marshojnë me një megafon, dhe kryesisht pa maska duke u përplasur me policinë, e cila u përpoq vazhdimisht të shpërndante turmën.

Austrialia ka regjistruar 32,015 raste dhe 914 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

