Shtrimet dhe vdekjet në spital të COVID-19, kosto e hezitimit ndaj vaksinave

schedule11:37 - 19 Korrik, 2021

schedule 11:37 - 19 Korrik, 2021

Nga Carlos de Rio, The Hill

Shumica hezitojnë të vaksinohen për shkak të pasigurisë dhe efektivitetit të vaksinave, por lind pyetja sa efektive janë vaksinat  kundër varianteve.

A na mbrojnë ata nga varianti Delta? A kemi nevojë për doza përforcuese? 

Me 48.1 përqind të popullsisë amerikane të vaksinuar plotësisht pse po shohim një rritje të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve?

Në fund të qershorit, SHBA kishte numrin më të ulët të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve si rezultat i COVID-19 që nga ditët e para të pandemisë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje në të tre metrikat. Rastet janë rritur mbi 100 përqind, shtrimet në spital dhe vdekjet rreth 20 përqind.

Megjithatë, rritja e rasteve nuk është homogjene, me shtete si Arkansas, Florida, Missouri dhe Nevada të gjitha kanë raportuar  tani mbi 20 raste për 100,000 popullsi krahasuar me tetë raste për 100,000 në SHBA në tërësi.

Në mënyrë të ngjashme, rritja e shtrimeve në spital drejtohet kryesisht nga ajo që po ndodh në katër shtete, Nevada, Misuri, Arkansas dhe Florida, të gjitha raportojnë tani mbi 13 shtrime në spital për 100,000 popullsi krahasuar me gjashtë për 00,000 në vend.

Pse po ndodhin këto ndryshime? Padyshim që faktori kryesor është niveli më i ulët i vaksinimit COVID-19. Ndërsa 48 përqind e vendit është vaksinuar plotësisht, 29 shtete kanë norma më të ulëta të vaksinimit dhe, në ato shtete është vendi ku po ndodh rritja.

Në fakt, në javën e kaluar, shtetet që kanë vaksinuar plotësisht mbi 50 përqind të popullsisë së tyre raportuan 2.8 raste për 10,000 popullatë krahasuar me 7.8 raste për 100,000 banorë në Shtetet që kanë vaksinuar më pak se gjysmën e banorëve të tyre.

Ndikimi i vaksinave është edhe më i habitshëm në shtrimet në spital dhe vdekjet. Ajo që ka shqetësuar ekspertët është se është rritur numri i të rinjve  të pavaksinuar në spital. Sa i përket  numrit të viktimave mbi 99 përqind e vdekjeve nga COVID-19 që ndodhin tani në SHBA janë midis personave të pavaksinuar.

A na mbrojnë vaksinat nga varianti Delta? Përgjigja është po.

Të dhënat e disponueshme sugjerojnë se duhet të imunizoheni plotësisht që të mbroheni nga varianti Delta dhe se një dozë e vetme nuk është e mjaftueshme. Disa studime na tregojnë se mbrojtja nga vaksinimi kundër Delta është më i ulët se ndaj variantit alfa dhe se mbrojtja kërkon imunizim të plotë megjithatë ekziston ende një mbrojtje shumë e mirë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

Nëse jeni të vaksinuar – ju jeni të mbrojtur. Nëse nuk jeni të vaksinuar, atëherë duhet të shqetësoheni  dhe gjëja më e mirë që mund të bëni është të vaksinoheni menjëherë.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!