Bayern Munchen ka një ëndërr, do një nga “të djathtët” e Barcelonës

schedule09:16 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:16 - 19 Korrik, 2021

Bayern Munchen do një mbrojtës të djathtë nga të Barcelonës. Katalanasit janë të mbipopulluar në atë pozitë, duke qenë se kanë Sergino Dest, Emerson Royal dhe Sergi Roberto.

 

Ky i fundit është lidhur më shumë me një largim të mundshëm, por lajmet e fundit flasin për marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Por mund të themi lirisht se kjo është vetëm një ëndërr e Bayern Munchen sepse Sergino Dest është projektuar titullar, ndërsa Emerson e ëndërron të luajë në “Camp Nou”.

 

Sergino Dest gjatë prezantimit

Nga ana tjetër edhe Sergi Roberto nuk tundohet nga Bundesliga. Ai ikën vetëm në rast se vjen një ofertë joshëse nga Anglia. Spanjollit i mbaron kontrata në verën e ardhshme. /abcnews.al