Pronarët e lokaleve në Vlorë janë mbledhur para komisaratit për të kundërshtuar aksionin e policisë gjatë të cilit u shoqërua një pronare e një prej lokaleve në Lungomare.
Në total bashkë me të, janë tre persona të shoqëruar. Ata kërkojnë lirimin e tyre dhe respektimin e të drejtave, duke e cilësuar të paligjshëm aksionin e policisë.
Mbrëmjen e sotme lokalet në Vlorë zgjodhën një formë origjinale për të protestuar duke vendosur në sfond himnin kombëtar pasi kërkojnë zgjatjen e fashës orare. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli tre të shoqëruar, mes tyre edhe një grua. m.v/abcnews.al