Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus si pasojë e variantit “Delta”, Greqia vendosi masa më të ashpra në një prej ishujve më të vizituar nga turistët gjatë sezonit të verës, Mykonos.
Autoritetet vendosën që të ndalojnë muzikën në bare dhe restorante dhe të vendosin orën policore gjatë natës në ishullin që frekuentohet nga miliarderët, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Mediat greke kanë publikuar pamjet mbrëmjen e sotme nga ishulli, që është në kaos, pasi ndryshoi gjithçka krahasuar me një natë më parë. Pllakosja e heshtjes nuk ka mërzitur vetëm turistët, që kishin prenotuar pushimet dhe u përballën me vendimin e papritur, por edhe bizneset që i kishin varur shpresat te sezoni dhe punonjësit.
Sipas një eksperti grek, një ndër 100 persona në ishull është i infektuar dhe për këtë arsye qeveria vendosi që ta fuste në karantinë. Duke nisur nga dita e sotme deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale./ Abcnews.al