500 mijë € grabitje, si u “çmontuan” hajdutët shqiptarë, hileja dhe fiksimi që i çoi pas hekurave

schedule21:09 - 17 Korrik, 2021

schedule 21:09 - 17 Korrik, 2021

Policia spanjolle goditi një bandë hajdutësh të përbërë nga shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova duke çuar 21 persona pas hekurave me akuzën e vjedhjes dhe grabitjes së 57 shtëpive dhe kompanive.

Por jo vetëm në Madrid, akuzat ndaj bandës janë për episode grabitje edhe në provincat e Cádiz, Córdoba, Malaga, Seville dhe Valencia duke vjedhur më shumë se 500,000 euro. Hajdutët ishin të “fiksuar” pas kasafortave, teksa futeshin me forcë brenda banesave, thyenin kodet e sigurisë duke grabitur nga njëri qytet në tjetrin. Hetimet për bandën kanë nisur në 2019.

Pavarësisht se kishin vjedhur disa shtëpi mes tyre një në Malaga ku morën bizhuteri me vlerë 10 mijë euro, objektivi i tyre ishin kasafortat. Dy grabitjet me shumën më të madhe ishin njëra në Malaga 52 mijë euro dhe tjetra në Seville 242,000 euro.

Sipas policisë, organizata formoi një kornizë të strukturuar në mënyrë të përsosur për kryerjen e grabitjeve me forcë, ndërsa thekson se “disa nga anëtarët e saj qëndronin në Spanjë prej 20 vitesh, një rrethanë që e bëri hetimin të vështirë duke pasur parasysh njohuritë që këta individë posedonin”.

Përveç kësaj, policia spanjolle thotë se “ata (hajdutët) kishin mbështetjen e njerëzve me kombësi spanjolle, të cilët i përdorën për të vendosur automjetet dhe shtëpitë në emrin e tyre, të gjitha me qëllim për të mos u identifikuar”. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!