Nga Gjergj Figuri
Pamjet flasin për një situatë të pazakontë në spitalin e Lezhës. Gjatë 24 orëve janë më shumë se 100 fëmijë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Shefi i pediatrisë në spitalin rajonal tregon se situate është rënduar në ditët e fundit.
“Aktualisht në urgjencën pediatrike vijnë nga 60 deri në 80 fëmijë në ditë” tha Marku.
Përpos numrit të shtuar të fëmijëve me viroza, urgjenca e spitalit ka mungesë të stafit mjekësor dhe krevateve për pacientët e vegjël.
“Mbrëmë ka pasur 36 fëmijë në turnin e tretë, ka qenë një infermiere, është e vështirë. Kërkojmë mbështetje me infermiere. Kemi 10 krevate në urgjencën pediatrike.
Kemi kaluar 86 fëmijë dje, që do të thotë është e vështirë ta menaxhosh me krevatet” tha më tej Marku.
Sipas mjekut, ditët e nxehta të verës, kanë sjellë me vete edhe virozat e stinës. Por edhe përdorimi i pishinave si dhe ushqimet që konsumojnë fëmijët janë një tjetër faktor për fluksin e shtuar./ Abcnews.al

