Nuk rinovoi me Strugën, Prishtina dhe Tirana në “sprint” për talentin dardan

schedule16:36 - 17 Korrik, 2021

schedule 16:36 - 17 Korrik, 2021

Arlind Shabani ka vendosur të mos rinovojë me Strugën këtë sezon, duke dalë lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me klubin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Talenti është në kërkim të një ekipi të ri dhe mësohet se për të interesohen dy klube të njohur shqiptarë.

Gazeta Olle raporton se Tirana dhe Prishtina interesohen për shërbimet e talentit dardan. 19-vjeçari luajti në 26 ndeshje me Strugën në sezonin e shkuar dhe ishte një nga më protagonistët në misionin, që e çoi për herë të parë Strugën në kompeticionet europiane.

Talenti i mesfushorit të qendrës ka vënë në garë dy klubet bardheblu, që kanë kontaktuar palën e lojtarit dhe kanë bërë ofertat përkatëse. Në ditët në vijim pritet vendimi i talentit, i cili premton shumë për të ardhmen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!