Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot emëroi pritëse për disa finale të kompeticioneve të klubeve UEFA-s në vitet e ardhshme. Sezonin e shkuar finalja u zhvendos nga Porto në Stamboll dhe për shkak të kësaj lëvizje, UEFA ka vendosur të luajë në Stamboll finalen e vitit 2023 në Stadiumin Olimpik Atatürk.
Si pasojë, Mynihu, që kishte planifikuar të orgnaizonte këtë finale, do të presë finalen e Champions League të vitit 2025. “Wembley” i Londrës nuk ndryshon plan dhe luan finalen e vitit 2024 të Champions League.
Ndërkohë, Dublini do të presë finalen e UEFA Europa League në 2024, ndërsa Bilbao do të presë finalen e UEFA Champions League për femra në 2024 dhe finalen e UEFA Europa League në 2025. Kujtojmë se këtë sezon, Tirana do presë finalen e Conference League. /abcnews.al