Mauricio Sarri është kthyer në stol dhe ka marrë drejtimin e Lazios, me të cilën ka nisur stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për nisjen e sezonit.
Pjesë e skuadrës natyrisht është edhe Vedat Muriqi, i cili erdhi me bijë në Romë, por dëmtimet dhe forma fizike e dënuan të tregojë veten dhe i zhgënjeu tifozët.
Tifozët tashmë kanë nisur ta përbuzin për shkak të paraqitjeve të dobëta dhe kërkojnë largimin e tij. Lazio sot i lejoi disa prej tyre të ndiqnin stërvitjen e ekipit dhe vazhdoi e njëjta situatë.
Ascoltate! pic.twitter.com/3vpiqvA6Ec
— ??? ⧧ (@fracortellessa) July 17, 2021
Por këtë herë përballë gjetën trajnerin Sarri. Trajneri ka dëgjuar ofendimet dhe thirrjet kundër Muriqit dhe është drejtuar menjëherë te tifozët me një ultimatum të qartë.
“Nëse dëgjoj të flisni ndonjë gjë kundër Muriqit, do ta boshatis qendrën stërvitore dhe të bej që t’iu largoj”, dëgjohet të thotë Sarri në një video amatore të xhiruar në ato çaste. /abcnews.al